Të miturit në Qendrën Edukative Korrektuese përfundojnë me sukses Kursin e Ndihmës së Parë

Ballina » Të miturit në Qendrën Eduka...

04.03.2026

Në Qendrën Edukative Korrektuese është perfunduar me sukses Kursi i Ndihmës së Parë me përdorimin e AED, i udhëhequr nga trajneri Basri Rexhepi. Në këtë trajnim morën pjesë 10 të mitur.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi praktike për reagim në situata emergjente, me theks të veçantë në rastet e arrestit kardiak. Ata u trajnuan në aplikimin e reanimimit kardiopulmonar dhe në përdorimin e defibrilatorit automatik të jashtëm, ndërhyrje që rrisin ndjeshëm shanset për mbijetesë dhe ndihmojnë në stabilizimin e gjendjes deri në mbërritjen e ndihmës profesionale.
Në përfundim të trajnimit, certifikatat u ndanë nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me UD.Drejtorin e Qendrës, Fitim Berbatovci.
Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në rritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë tek të rinjtë, duke i pajisur ata me aftësi jetike që shërbejnë si për veten ashtu edhe për komunitetin.