15.11.2024
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), 15 zyrtarë korrektues të Njësisë për Përcjelljen e Personave të Burgosur kanë përfunduar me sukses trajnimin për “Përcjelljen e Personave me Rrezikshmëri të Lartë”.
Ky trajnim, i organizuar nga instruktor policorë të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt, ka pasur për qëllim rritjen e aftësive dhe përgatitjen profesionale të zyrtarëve korrektues të cilët bëjnë përcjelljen e personave të burgosur.
Trajnimi përfshiu module të avancuara mbi taktikat dhe strategjitë e sigurimit të transportit të personave të burgosur me rrezikshmëri të lartë dhe menaxhimin e situatave emergjente.
Përmes këtij programi, zyrtarët korrektues kanë marrë njohuri dhe aftësi praktike që pritet të përmirësojnë ndjeshëm nivelin e sigurisë në institucionet korrektuese.