Drejtori z. Dibrani ka takuar Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimit Sprovues të Danimarkës, znj. Eliasen

Ballina » Drejtori z. Dibrani ka taku...

29.04.2024

Sot në Kopenhagë të Danimarkës, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka takuar Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimit Sprovues të Danimarkës, znj. Ina Eliasen.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin në drejtim të reformave të thella, avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor, etj.

Aktualisht, marrëveshja ndërmjet Mbretërisë së Danimarkës dhe Republikës së Kosovës për shfrytëzimin e burgut të Gjilanit për ekzekutimin e dënimeve daneze me burgim, është në procedurën e ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pas ratifikimit dhe hyrjes në fuqi, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të fillojë zbatimin e saj.