15.11.2024
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, sot ka takuar shefen e re të Njësisë Korrektuese të EULEX-it, znj. Anu Melkko, me të cilën diskutuan për çështjet e bashkëpunimit dhe sfidat aktuale në fushën korrektuese.
Gjatë takimit, u diskutuan hapat e nevojshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në trajnimin e personelit korrektues.
Në fund të takimit, Drejtori Dibrani dhe Znj. Melkko u zotuan për të vazhduar përpjekjet për avancimin e sistemit korrektues të Kosovë në pajtim me standardet ndërkombëtare.