SHKK dhe Mural Fest Kosova nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ballina » SHKK dhe Mural Fest Kosova ...

12.12.2023

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Mural Fest Kosova, znj. Lebibe Topalli, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, duke theksuar përkushtimin për ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm në fushën e artit dhe rehabilitimit të të burgosurve.

SHKK dhe Mural Fest Kosova do të ofrojnë trajnime për të burgosurit, duke i përfshirë në një proces kreativ dhe edukativ. Të burgosurit përmes programeve të Mural Fest do të përfshihen në krijimin e muraleve brenda institucioneve korrektuese.

Përfshirja e të burgosurve në krijimin e muraleve synon të krijojë një ambient sa më pozitiv brenda institucioneve korrektuese, duke ndihmuar kështu edhe në rehabilitimin e tyre, dhe rikthimin në shoqëri me një aftësi krijuese dhe artistike.