Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, dhe UD Ministri Sallahu takojnë Shoqatën e Grave të Shërbimit Korrektues

Ballina » Drejtori i Përgjithshëm i S...

14.11.2025

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, së bashku me Ushtruesin e Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, kanë takuar znj. Valdete Ilazi, Kryetare e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe me anëtaret e kësaj shoqate.
Gjatë takimit, z. Dibrani dhe UD. Ministri Sallahu  e uruan znj. Ilazi për mandatin e ri, duke vlerësuar angazhimin e saj dhe rëndësinë e rolit të grave në sistemin korrektues. Po ashtu, u theksua se kontributi i tyre mbetet i pazëvendësueshëm për një funksionim profesional, të sigurt dhe efikas të institucioneve korrektuese.
Shërbimi Korrektues i Kosovës rikonfirmoi mbështetjen e plotë për nismat që synojnë fuqizimin dhe avancimin e pozitës së grave brenda këtij sistemi, duke nënvizuar se përfshirja e tyre aktive në proceset institucionale përfaqëson një vlerë të shtuar për zhvillimin e mëtejmë të shërbimit.