Delegacioni i Ambasadës Gjermane viziton Qendrën Korrektuese në Dubravë

Ballina » Delegacioni i Ambasadës Gje...

25.09.2025

Sot, Ushtruesi i Detyrës së Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Besar Gashi, së bashku me Drejtorin e Qendrës Korrektuese në Dubravë, z. Sami Gashi, dhe Drejtorin e Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, z. Milazim Gjocaj, pritën në një vizitë zyrtare një delegacion nga Ambasada Gjermane në Kosovë. Delegacioni u udhëhoq nga Sekretari i Parë i Ambasadës, z. Frank Hilla, të shoqëruar edhe nga z. Arben Lubach, përfaqësues nga zyra e Këshillit të Evropës.
Gjatë takimit, zyrtarët gjermanë shprehën interesimin e tyre për t’u njohur më nga afër me funksionimin e sistemit korrektues në Kosovë dhe praktikat që zbatohen në këtë fushë. Të dy palët u shprehën të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, duke theksuar mbështetjen që Ambasada Gjermane dhe Këshilli i Evropës ofrojnë për fuqizimin e sistemit të burgjeve në vend.
Gjithashtu, në takim u theksua rëndësia e koordinimit të aktiviteteve me Këshillin e Evropës si partner strategjik i SHKK-së dhe roli i Ambasadës Gjermane në mbështetjen e projekteve të ardhshme që synojnë avancimin dhe modernizimin e sistemit korrektues në Kosovë.