Shërbimi Korrektues i Kosovës pranon donacionin e radhës nga ICITAP

Ballina » Shërbimi Korrektues i Kosov...

05.06.2025

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, së bashku me stafin drejtues, zhvilloi një takim me Këshilltarin Global të ICITAP-it për Kundërterrorizëm, z. Bill Sage, dhe Këshilltarin Rajonal për Njësitë e Inteligjencës Korrektuese, z. Frank Karam.
Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë në institucionet korrektuese, si dhe u theksua vazhdimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes për SHKK-në.
Mbështetja e ICITAP-it u vlerësua lartë nga drejtuesit e SHKK-së, veçanërisht për Departamentin e Inteligjencës Korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ky departament ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë, duke u shndërruar në një histori suksesi dhe një model të mirë për të gjithë rajonin.
Në kuadër të këtij takimi, u bë edhe dorëzimi i donacionit të radhës me pajisje të avancuara teknologjike, të cilat përfshijnë kompjuterë, pajisje detektuese dhe monitorë vëzhgimi, në vlerë prej rreth 50 mijë dollarësh.
ICITAP-i mbetet partneri kryesor i SHKK-së në procesin e zhvillimit dhe reformës; përkrahja e tij është jetike dhe vendimtare për funksionimin dhe përparimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.