Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe artistike, sot në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, Fondacioni “Ramë Lahaj” organizoi koncertin operistik “Opera në Rrota” për të burgosurit e kësaj qendre.
Performanca u realizua nga sopranoja Kaltrina Miftari dhe pianistja Lirika Pula, ndërsa Ben Azemi ishte asistent për logjistikë, Flakon Zharku videograf, dhe Rona Kokaj koordinatore e projektit.
Në këtë aktivitet, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, z. Ismail Dibrani, i dorëzoi një mirënjohje Fondacionit “Ramë Lahaj” si shenjë falënderimi për kontributin e tyre.
Koncerti “Opera në Rrota” do të vazhdojë deri më 29 janar dhe do të organizohet gjithashtu në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes kulturore dhe promovimit të artit në komunitete të ndryshme.