Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Dibrani, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të ICPA-së, e cila po mbahet në Singapor.

Ballina » Drejtori i Përgjithshëm i S...

01.09.2024

Array

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të ICPA-së, e cila po mbahet në Singapor.

 

Gjatë kësaj konference, z. Dibrani ka zhvilluar takime me z. Peter Severin, Presidentin e ICPA-së, dhe znj. Yong Lee Shie, Komisioneren e Shërbimit të Burgjeve të Singaporit.

 

Në takim me shefat e shërbimeve u diskutuan temat kryesore që lidhen me të ardhmen e shërbimeve korrektuese. Këto përfshinin: ndërtimin e ekosistemeve mbështetëse për komunitetin; eksplorimin e alternativave ndaj burgimit; rishikimin e përsëritjes së veprave me fokus në sukses; shfrytëzimin e teknologjisë për përmirësimin e operacioneve; si dhe përmirësimin e programeve të trajnimit dhe arsimit.

 

Ky takim ndërkombëtar paraqet një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve, me qëllim përmirësimin e efikasitetit të institucioneve korrektuese në nivel global.

 

Kosova, si anëtare me të drejta të plota në ICPA, po përfiton nga këto zhvillime për të forcuar më tej sistemin e saj korrektues.