Çertifikohen 7 të burgosur për përfundimin e Programit Rehabilitues “Shkathtësitë Sociale” në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë

Ballina » Çertifikohen 7 të burgosur ...

26.07.2024

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, shtatë të burgosur janë certifikuar për përfundimin me sukses të programit rehabilitues “Shkathtësitë Sociale”.

Çertifikatat u shpërndanë nga drejtori për trajtim, z. Arsim Sherifi, dhe zv.drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, z. Salih Ademi, të cilët e vlerësuan lartë programin dhe inkurajuan të burgosurit të marrin pjesë në programe të ngjashme rehabilituese.

Trajnimi është mbajtur nga zyrtarët socialë të Qendrës së Paraburgimit dhe kishte për qëllim mësimin e shkathtësive sociale, që përfshijnë sjelljen e ekuilibruar dhe konstruktive në situata të vështira ndërpersonale. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoi të mbajë trajnime të tilla edhe me grupe të tjera.
Përmes këtyre aktiviteteve, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin, ri-socializimin e të burgosurve dhe kthimin e tyre në shoqëri.