30.11.2024
Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësministrin, Blerim Sallahu dhe Kryetarin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku, zbuluan pllakën përkujtimore përmes së cilës nderuan guximin, qëndresën dhe shpirtin e pathyeshëm të ish të burgosurve politik, të cilët lanë një gjurmë të përhershme në historinë tonë kombëtare.
Le të jetë kjo pllakë përkujtimore një simbol i përjetshëm i dhimbjes, por edhe i rezistencës dhe krenarisë sonë kombëtare. Të gjithë ata që vuajtën dhe sakrifikuan në këtë vend, meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë të përjetshme.