Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka takuar anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete

Ballina » Drejtori i Përgjithshëm i S...

17.05.2024

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka takuar deputetet e Kuvendit, z. Adnan Rrustemi, z. Dimal Basha, z. Driton Selmanaj dhe z. Erxhan Galushi njëherit edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, me të cilët kanë diskutuar mbi zbatimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, programet rehabilituese, trajtimin dhe kushtet e përgjithshme brenda institucioneve korrektuese.

Gjatë këtij takimi, Dibrani ka prezantuar një përmbledhje të detajuar për nivelin e zbatimit të këtij ligji, si dhe iniciativat dhe reformat të cilat po zbatohen në përmirësimin e kushteve të burgjeve dhe avancimit të programeve rehabilituese për të burgosurit. Ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe ligjore për të siguruar që të burgosurit të kenë më shumë akces në trajtime të ndryshme dhe aktivitete që ndihmojnë në riedukimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

E në anën tjetër, anëtaret e komisionit kanë shprehur interes të veçantë për përmirësimin e standardeve brenda institucioneve korrektuese dhe kanë ofruar mbështetje për të gjitha iniciativat, të cilat synojnë të rrisin mirëqenien dhe rehabilitimin e të burgosurve.