14.01.2025
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka takuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, me të cilin diskutuan për çështje të ndryshme, të cilat lidhen me përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për forcimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Gjatë takimit, Dibrani dhe Gashi theksuan rëndësinë e koordinimit të ngushtë ndërmjet Shërbimit Korrektues dhe Prokurorisë për të siguruar që proceset e drejtësisë të zhvillohen në mënyrë efikase dhe të drejtë.
Ata gjithashtu trajtuan tema që përfshijnë menaxhimin e burgjeve dhe trajtimin e të burgosurve, duke nënvizuar nevojën e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të mbajtjes dhe rehabilitimit.