Shërbimi Korrektues i Kosovës mbanë konferencë me donatorë

Ballina » Shërbimi Korrektues i Kosov...

17.04.2024

Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës organizoi konferencë me donatorë, ku u prezantua gjendjen aktuale e institucioneve korrektuese dhe projektet për ngritjen dhe zhvillimin e SHKK-së.

Z. smail Dibrani, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, hapi konferencën duke theksuar nevojën për përforcim dhe modernizim të sistemit korrektues.

Në këtë konferencë morën pjesë, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, Shefi i EULEX-it, z. Giovanni Barbano, Ambasadori i OSCE-së, z. Michail Davenport, Drejtoresha e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), znj. Tamra Greig, ambasadorë, si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Gjatë konferencës u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë e avancimit të sistemit korrektues në Kosovë, duke përfshirë fushat e trajnimit të stafit, infrastrukturën, dhe mbështetjen për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve.

U prezantua edhe një dokumentar i shkurtër me të arriturat e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe projektet për të cilat u kërkua mbështetje nga donatorët.

Në të njëjtën kohë, u vlerësua ndihma dhe mbështetja e donatorëve në përmbushjen e qëllimeve të Shërbimit Korrektues të Kosovës të dhënë tash e shumë vite.