15.11.2024
Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka takuar z. Giovanni Galzignato, Udhëheqës i Shtyllës së Monitorimit të EULEX-it, dhe znj. Anu Melkko, Shefe e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm të të dyja institucioneve.
Gjatë takimit, z. Dibrani i njoftoi z. Galzignato dhe znj. Melkko për arritjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke përfshirë përparimin në zbatimin e programeve rehabilituese në sistemin korrektues, përmirësimin e kushteve të të burgosurve, si dhe hapat e marrë në garantimin dhe respektimin e të drejtave të të burgosurve.
Në fund të takimit, të dyja palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në përmbushjen qëllimeve të përbashkëta në avancimin sistemit korrektues dhe të sundimit të ligjit në vend.