15.11.2024
Sot, Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, kanë takuar drejtorët e institucioneve korrektuese.
Gjatë takimit, u diskutua për çështje të rëndësishme si siguria, risocializimi, rehabilitimi dhe shëndeti i të burgosurve. Ky takim shërbeu për të adresuar sfidat dhe për të gjetur mënyra dhe mundësi më të mira për të avancuar edhe më tutje në përmirësimin e kushteve në sistemin korrektues.
Takimi gjithashtu solli një angazhim të mirë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve korrektuese për të përmirësuar trajtimin e të burgosurve në përgjithësi, e veçanërisht në fushën e shëndetësisë.
Zëvendësministri Sallahu dhe Drejtori Dibrani shprehën vendosmërinë e tyre për të punuar së bashku, me qëllim sigurimin e një mjedis të sigurt dhe më të mirë për rehabilitimin e të burgosurve, duke vënë në qendër qëllimin e risocializimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.
Në fund të takimit, u bë thirrje për bashkëpunim të ngushtë dhe për zbatim të përpiktë të masave të mirëqenies dhe sigurisë në institucionet korrektuese. Gjithashtu u theksua nevoja për përkushtim të vazhdueshëm në punë, për të garantuar të drejtat dhe mirëqenien e të burgosurve, si dhe për të forcuar procesin e rehabilitimit në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.