15.11.2024
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ridvan Hoti, së bashku me drejtorin e Qendrës Korrektuese në Dubravë, z. Avni Miftari, Drejtorin për Trajtimin e të Burgosurve, z. Arsim Sherifi, dhe Drejtorin e Qendrës për Aftësime Profesionale në Pejë, z. Edison Bërdyna, kanë shpërndarë certifikata për 30 të dënuar që kanë përfunduar me sukses kurset e aftësimeve profesionale në profilet: Instalim i ujit dhe kanalizimit, metalpunues, Zdrukthëtari, Ndërtim, Kuzhinier dhe Asistent Administrativ.
Gjithashtu, z. Hoti, së bashku me Drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, z. Xhevdet Maqastena, dhe z. Sherifi, kanë shpërndarë certifikata për nëntë të dënuar që kanë përfunduar me sukses programet rehabilituese: Menaxhimi i Zemërimit dhe Biseda për Ndryshim.
Hoti falënderoi Drejtorët e Institucioneve Korrektuese dhe trajnerët e programeve për punën e tyre të përkushtuar dhe profesionale në arritjen e objektivave të SHKK-së për risocializimin dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri, dhe i inkurajoi të dënuarit të marrin pjesë në programet rehabilituese dhe programe për aftësime profesionale për të fituar aftësi dhe njohuri që do t’u ndihmojnë në riintegrimin në shoqëri