15.11.2024
Sot, Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, kanë pritur në takim Drejtoreshen Ekzekutive të Organizatës Joqeveritare “Monumenta”, znj. Doruntina Ukimeri, në kuadër të të cilit nënshkruanë memorandum bashkëpunimi.
Ky memorandum synon integrimin e të burgosurve në aktivitetet artistike, veçanërisht të burgosurave gra, duke përqendruar vëmendjen në krijimin e dhjetë veprave artistike, nëpërmjet projektit “Art nga Burgu”.
Synimi i projektit është të ofrojë mundësi të mira për të dënuarat për të krijuar vepra artistike dhe të kenë mundësi ti shesin ato gjatë dënimin, duke krijuar kështu një bazë financiare për periudhën pas lirimit të tyre.