15.11.2024
Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka takuar Kryesuesen e Panelit për Lirim me Kusht, znj. Valdete Daka, me të cilën kanë diskutuar lidhur me sfidat dhe të arriturat të cilat ndërlidhen me lirimin me kusht të personave të dënuar, të cilët janë në mbajtje në institucionet korrektuese.
Gjatë këtij takimi u dakorduan për thellim të bashkëpunimit dhe avancimin e procedurave për parashtrimin e kërkesave për lirim me kusht.
Ne fund te takimit z. Dibrani, falënderoi znj. Daka dhe ekipin e saj për efikasitetin e treguar në lidhje me përgjigjet e kërkesave për lirim me kusht.