15.11.2024
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ashtu siç ka premtuar, në bashkëpunim me partneret strategjik si dhe shoqërinë civile ka filluar diskutimet për projektin ideor për institucionet e reja korrektuese.
Gjatë këtij takimi, kishte shumë ide dhe propozime që burgjet e reja të ndërtohen sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Kjo përpjekje e Shërbimit Korrektues të Kosovës për të përmirësuar sistemin korrektues është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të mjedisit të institucioneve korrektuese në përputhje me normat ndërkombëtare.
Diskutimet e pasura dhe propozimet e bëra gjatë këtij takimi shënojnë një angazhim të përbashkët për të krijuar institucione korrektuese sa më cilësore dhe sa më të përshtatshme për nevojat e shoqërisë. Po ashtu, kjo është edhe një përpjekje për të krijuar një mjedis korrektues modern dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Synimi kryesor i SHKK-së është të sigurohen institucione të reja korrektuese, të cilat do të ofrojnë një trajtim të drejtë dhe njerëzor për të burgosurit, duke promovuar rehabilitimin dhe sigurinë publike.