15.11.2024
Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, zhvilloi një takim me Shefen e Sundimit të Ligjit dhe Sektorit të Sigurisë pranë Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, znj. Margaret Belof, ku diskutuan mbi sfidat dhe bashkëpunimin në fushën e korrektimit dhe të sigurisë në vend.
Gjatë këtë takim, u diskutua gjithashtu për nevojën dhe avancimin e kapaciteteve të SHKK-së, si dhe për rolin e ambasadës në mbështetje të këtyre përpjekjeve. Takimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ambasadës së Britanisë.
Në përfundim të takimit, z. Dibrani, dhe znj. Belof, u dakorduan për organizimin e një vizite reciproke, e cila ka për qëllim të thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e korrektimin, dhe risocializimit të të burgosurve.