QP Mitrovicë certifikohen 11 të burgosur

Ballina » QP Mitrovicë certifikohen 1...

18.01.2024

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, UD i Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Besar Gashi, së bashku me drejtorin qendrës, z. Benasim Medic dhe zyrtarë të lartë nga SHKK, kanë ndarë certifikata për 11 të burgosurit e kësaj qendre.

Të burgosurit kanë ndjekur trajnimin dhe janë certifikuar në këto aftësime profesionale, axhustator, rrobaqepësi, kuzhinieri dhe zdrukthëtari.

Me trajnime të tilla SHKK ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të burgosurve në mënyrë që pas mbajtjes së dënimit këta persona të kenë mundësi për pjesëmarrje aktive në shoqëri.

Angazhimi i të burgosurve në këto trajnime, përveç se ua normalizon përditshmërinë brenda qendrës, pas lirimit të burgosurit kanë edhe një mundësi më shumë, e cila ua bënë më të lehtë punësimin.