Drejtori Dibrani ka takuar delegacionin suedez të kryesuar nga Tove Kopperdal

Ballina » Drejtori Dibrani ka takuar ...

17.01.2024

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektuese të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka takuar delegacionin suedez, të kryesuar nga znj. Tove Kopperdal, ushtruese e detyrës në Divizionin për Çështjet e Klientëve Ndërkombëtar dhe Llogaritjen e Dënimit në Shërbimin e Provës dhe Burgjeve në Suedi.

Gjatë takimit, u diskutua për çështjet e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm, z. Ismail Dibrani, prezantoi zhvillimet dhe sfidat aktuale në sistemin korrektues të Kosovës.

Të dyja palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe autoriteteve suedeze në shkëmbim të njohurive dhe praktikave të mira në fushën e korrektimit.

Në fund të takimit, Drejtori Dibrani, shprehu falënderimin për delegacionin suedez për ofrimin e bashkëpunimit, ndërsa takimin e vlerësoi si një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve ndërmjet institucioneve korrektuese të Kosovës dhe atyre Suedeze.