Drejtori Dibrani takon Shefen e re të Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Anu Melkko

Ballina » Drejtori Dibrani takon Shef...

16.01.2024

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, sot ka takuar shefen e re të Njësisë Korrektuese të EULEX-it, znj. Anu Melkko, me të cilën diskutuan për çështjet e bashkëpunimit dhe sfidat aktuale në fushën korrektuese.

Gjatë takimit, u diskutuan hapat e nevojshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në trajnimin e personelit korrektues.

Në fund të takimit, Drejtori Dibrani dhe Znj. Melkko u zotuan për të vazhduar përpjekjet për avancimin e sistemit korrektues të Kosovë në pajtim me standardet ndërkombëtare.