15.11.2024
Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, të miturit e kësaj qendre kanë ndjekur kursin për Ndihmën e Parë.
Kjo iniciativë promovon aftësimin e të miturve, duke u dhënë atyre një mundësi të mirë për të mësuar një aftësi që do të jetë e vlefshme për gjithë jetën e tyre, po ashtu ofron një mundësi të rëndësishme për të miturit që të mësojnë se si të ofrojnë ndihmë të menjëhershme në raste të nevojshme.
Me këtë trajnim, të miturit zhvillojnë aftësi që mund të jenë jetike jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të tjerët në rast të aksidenteve ose krizave shëndetësore. Në një mënyrë, kjo ndihmon edhe në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt në qendrën korrektuese dhe po ashtu përgatit të miturit për t’u rikthyer në shoqëri me njohuri dhe aftësi të reja, me të cilat mund të parandalohet humbja e jetës.