15.11.2024
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka takuar Atashenë e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, znj. Kimberly Riffe dhe Këshilltarin e Lartë për Kundërterrorizëm nga selia e ICITAP-it, z. Bill Sage, me të cilët diskutuan për çështje të bashkëpunimit në fushën e korrektimit dhe sigurisë.
Gjatë takimit, z. Dibrani, znj. Riffe dhe z. Sage biseduan për projektet konkrete të implementuara nga ICITAP në institicionet korrektuese, duke theksuar nevojën për avancimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të SHKK-së.
Në fund, z. Dibrani dhe znj. Riffe shprehen gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin, me qëllim avancimin dhe përmirësimin e sistemit korrektues, dhe sigurisë vend.