SHKK nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi

Ballina » SHKK nënshkruan dy memorand...

06.12.2023

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, përmes nënshkrimit të dy memorandumeve të bashkëpunimit, ka formalizuar bashkëpunimin me Kryqin e Kuq të Kosovës dhe me Organizatën për Promovim, Barazi dhe Avokim “OPEA Bardha”.
Këto marrëveshje shërbejnë për thellimin e lidhjeve dhe përmirësimin e kushteve në sistemin korrektues për të siguruar një trajtim më të mirë dhe një rehabilitim më efektiv për personat nën kujdesin e SHKK-së.
Gjithashtu, këto marrëveshje synojnë ta forcojnë rolin e Kryqit të Kuq dhe organizatës “OPEA Bardha” në mbështetjen e iniciativave humane dhe sociale në mjediset korrektuese.
Përfaqësuesit e të tri palëve shprehen bindjen se ky bashkëpunim do të kontribuojë në përmirësimin e trajtimit dhe shërbimeve për personat nën përgjegjësi të institucioneve korrektuese. Kjo inisiativë ka potencialin për të ndikuar pozitivisht në rehabilitimin dhe reintegrimin e personave në shoqëri.