Drejtori Dibrani takoi Shefin e Misionit EULEX, Barbano

Ballina » Drejtori Dibrani takoi Shef...

06.12.2023

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka takuar Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin diskutuan rreth çështjeve, të cilat lidhen me bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve në fushën e korrektimit dhe riintegrimit të të burgosurve.
Në këtë takim, ata vlerësuan përparimet e deritanishme dhe diskutuan rreth sfidave të mundshme që mund të përballen në të ardhmen.
Drejtori Dibrani dhe Shefi Barbano shprehën gatishmërinë për të përmirësuar dhe avancuar edhe më shumë sistemin korrektues, e po ashtu u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative, të cilat cenojnë rendin dhe sigurinë e institucioneve korrektuese.