“16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore” mbahen aktivitete nëpër instutucione korrektuese

Ballina » “16 ditë aktivizëm ku...

06.12.2023

Në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mbajtur disa aktivitete nëpër institucione korrektues, ku është diskutuar mbi rëndësinë e veprimeve, të cilat duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit të shoqërisë në përgjithësi për të adresuar çështjet e dhunës me baza gjinore.
Në këto aktivitete SHKK ka bashkëpunuar edhe me Agjencinë për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, e cila ka ofruar për gratë e burgosura trajnim vetëdijësues lidhur me barazinë gjinore.
SHKK do të vazhdojë me aktivitete ku promovohen ndryshime pozitive në shoqëri dhe ndërtimin e një mjedisi ku të drejtat dhe vlerat e të gjithëve respektohen dhe janë të barabarta.