Qendra e Paraburgimit Mitrovicë

Ballina » Qendra e Paraburgimit Mitro...

Historiku

Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është ndërtuar në vitin 1964. Pas luftës gjerë në vitin 2000 ky institucion ka qenë nën administrimin e KFOR-it francez. Në vitin 2000 kompetencat nga KFOR-i janë transferuar tek DMP-ja dhe Policia e UNMIK-ut. Me 27 shtator 2005, kompetencat janë transferuar nga stafi ndërkombëtar tek stafi vendor.  Institucioni ka kapacitet për 54 të burgosur. Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ofron 3 regjime për të burgosur atë themelor, standard, avancuar, si dhe mundësi të punësimit në kuzhinë, pastrim, si dhe punë ndihmëse të tjera.

Vizitat Familjare/ Avokatëve etj.
Vizitat në Qendrën e Paraburgimit në  Mitrovicë,  si edhe në të gjitha institucionet  tjera të  SHKK-së aplikohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve në fuqi. Vizita për personat e ndaluar – të hënën – nga ora 09: 00-12: 00 dhe nga ora 13: 00 deri në 15: 00h;
Vizita për personat e dënuar – e martë, e enjte, e premte – nga ora 09: 00 deri në ora 12: 00 dhe nga ora 13: 00 deri në 15: 00h.
Çdo i burgosur ka të drejtë të pranojë në vizitë 3 persona madhorë.

 

Kontakti:

Medic Benasim

Drejtor i Qendres së Paraburgimit Mitrovicë

Email: Medic.Benasim@rks-gov.net
Adresa: 
Rr. “Filipa Visnjica” pn
Kontakti: 045 999 790,
Centrex: 67912