Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës kositën dhe grumbulluan bar për nevojat e stallës së qendrës

Sot, në ambientet e brendshme të Qendrës Korrektuese të Dubravës, të burgosurit kanë zhvilluar aktivitete pune, duke kositur dhe grumbulluar barin në hapësirat gjelbëruese të institucionit.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të përditshme, që kanë për qëllim aftësimin profesional, punësimin dhe rehabilitimin e të burgosurve, përmes përfshirjes së tyre në punë bujqësore.

Bari i grumbulluar do të përdoret për ushqimin e lopëve që mbahen në stallën e Qendrës Korrektuese, duke kontribuar kështu edhe në vetëqëndrueshmërinë e fermës së brendshme.

Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të promovojë aktivitete që synojnë riedukimin dhe riintegrimin e personave të privuar nga liria, duke krijuar kushte për angazhime të dobishme dhe produktive brenda sistemit korrektues.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors