SHKK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, z. Adriatik Kupi.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave profesionale në sistemin korrektues.

Në takim u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë, rehabilitimin dhe risocializimin e personave të privuar nga liria, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional.

Z. Dibrani dhe z. Kupi vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe theksuan gatishmërinë për të vazhduar shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave më të mira në funksion të zhvillimit të mëtejmë të sistemit korrektues.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors