Përfundon trajnimi profesional në Qendrën Korrektuese Dubravë, certifikohen 22 të burgosur

Në Qendrën Korrektuese Dubravë ka përfunduar me sukses trajnimi profesional për katër zanate: Murator, Zdrukthëtar, Instalues të ujit dhe kanalizimit, si dhe Metalpunues.

Në kuadër të këtij programi, 22 të burgosur morën pjesë në trajnim dhe u certifikuan për aftësitë e fituara, duke iu ofruar atyre mundësi më të mira për riintegrim në shoqëri pas përfundimit të dënimit.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ishin të pranishëm Drejtori i Qendrës Korrektuese Dubravë, z. Sami Gashi, Drejtori i Qendrës së Aftësimit Profesional Pejë, z. Edison Bërdyna, koordinatorja për cilësi në Qendrën e Aftësimit Profesional Pejë, znj. Erodita Tatlixhi, si dhe trajnerët nga Qendra Korrektuese Dubravë.

Ky trajnim është pjesë e angazhimit të institucioneve për të ndihmuar të burgosurit në zhvillimin e aftësive profesionale dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës pas lirimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors