Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së priti në takim Drejtorin e ri të DSPS-së nga OSBE

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, priti në takim Drejtorin e sapoemëruar të Departamentit të Sigurisë dhe Rendit Publik (DSPS) të OSBE-së, z. Bertram Welsing.

Gjatë takimit, z. Dibrani e uroi z. Welsing për emërimin në detyrën e re dhe e informoi nga afër lidhur me sfidat dhe të arriturat e deritanishme të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ai theksoi përkushtimin institucional për avancimin e mëtejmë të sistemit korrektues dhe thellimin e bashkëpunimit me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, e po ashtu edhe me OSBE-në.

Nga ana tjetër, z. Welsing e përgëzoi z. Dibrani për punën dhe arritjet e deritanishme të SHKK-së, duke ofruar mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, profesionalizimit dhe standardeve ndërkombëtare në sistemin korrektues.

Ky takim vë në pah përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e institucioneve të sigurisë dhe promovimin e vlerave demokratike në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors