Drejtori i Dibrani takon delegacionin e CPT-së të Këshillit të Evropës

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, sot ka takuar delegacionin e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), të udhëhequr nga Victor Zaharia.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet dhe avancimet e vazhdueshme në sistemin korrektues, me theks të veçantë në zbatimin e rekomandimeve të CPT-së dhe përmirësimin e standardeve në ekzekutimin e sanksioneve penale në Republikën e Kosovës.

Drejtori Dibrani prezantoi gjendjen aktuale të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke u fokusuar në finalizimin e legjislacionit primar dhe sekondar, luftën kundër korrupsionit, reformat në programet rehabilituese, funksionalizimin e institucionit për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, si dhe investimet në infrastrukturë.

Në takim u riafirmua gatishmëria e Shërbimit Korrektues të Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me CPT-në, në funksion të forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors