Drejtori Dibrani ka takuar në Tiranë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë Klevis Qose

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka takuar në Tiranë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, z. Klevis Qose.

Të dy drejtuesit biseduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta për përmirësimin e kushteve dhe funksionimit të sistemeve të burgjeve në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje që lidhen me trajnimin e stafit, përmirësimin e sigurisë në institucionet e mbajtjes së dënimit dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri.

Z. Dibrani dhe z. Qose shprehën gatishmërinë për të vazhduar takime të rregullta, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors