Dita Botërore e Vetëdijësimit mbi Autizmin shënohet edhe në Qendrën Edukative Korrektuese

Në Qendrën Edukative Korrektuese në Lipjan u shënua Dita Botërore e Vetëdijësimit mbi Autizmin, një ngjarje që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për personat me autizëm.

Me këtë rast, të miturit e kësaj qendre prezantuan punimet e tyre të realizuara në kabinetin e rrobaqepësisë, të cilat do të dhurohen për fëmijët me autizëm. Aktiviteti u zhvillua nën moton “Edhe NE mendojmë për ju”, duke reflektuar përkushtimin dhe solidaritetin e tyre ndaj fëmijëve autikë.

Ky organizim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Qendrës Edukative Korrektuese për të promovuar vlera humane dhe për të inkurajuar të miturit që të angazhohen në aktivitete me ndikim pozitiv në shoqëri.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors