Aktivitetet e Punës së të Burgosurve në Burgun e Sigurisë së Lartë

Në kuadër të aktiviteteve të punës së të burgosurve në institucionet korrektuese, në Burgun e Sigurisë së Lartë, të burgosurit janë angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni.

Ata po marrin pjesë aktivisht në punimet që përfshijnë lyerjen e mureve dhe shtrimin e dyshemesë me epoksit, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të pastër.

Ky projekt synon jo vetëm përmirësimin e kushteve të brendshme, por edhe nxitjen e të burgosurve për të zhvilluar aftësi pune dhe përgjegjshmëri, duke ndihmuar kështu në procesin e rehabilitimit të tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors