Burgu i Sigurisë së Lartë
Burgu i Sigurisë së Lartë gjendët në fshatin Gërdovc të Komunës së Podujevës, përkatësisht 25 kilometër nga qyteti i Prishtinës është ndërtuar në vitin 2013, kurse në maj të vitit 2014 ka filluar me pranimet e para të dënuarve me rrezikshmëri të lartë. Burgu i Sigurisë së Lartë është ndërtuar në bashkëfinancim të Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.
Historik i Shkurtër
Burgu i Sigurisë së Lartë është institucion i nivelit të lartë të sigurisë, më standarde Evropiane, është i shtrirë në një hapësire prei 11 hektarësh i përbërë nga sektorë të ndryshëm, ku pjesa e jashtme përbëhet nga objektet e Administratës, kurse në pjesën e brendshme janë te vendosur 3 Pavijone objekti i Vizitave, Stacionari Kuzhina, Lavanteria, Punëtoritë etj. Kapaciteti është 390 shtretër ku secili i dënuar është i vendosur veç në një dhomë ku një dhome ka një hapësirë rreth 9 metër katrorë
Përkujdesja Mjekësore
Njësia shëndetësore e Burgut te Sigurisë së Lartë funksionon në kuadër të Departamentit Shëndetësore te Burgjeve pranë Ministrisë se Shëndetësisë (DSHB/MSH). Në kuadër të kësaj njësie shëndetësore e cila gjendet brenda Burgut ofrohen shërbime mjekësore 24/7. Në kuadër të kësaj njësie punojnë 2 mjekë të përgjithshëm, psikiatri, stomatologu dhe psikologu. Gjithashtu, ofrohen shërbime konsultative nga specialist të ndryshëm sipas nevojës, këtu përfshihen konsultat, si për: Kardiologji, Kirurgji, etj. Ne çdo kontekst, qëllimi i kujdesit shëndetësore në BSL është i njëjte sikurse ai jashtë Burgut.
Vizitat Familjare/ Avokatëve etj.
Për të Dënuarit
Të hënën, të enjten dhe të premten.
Vizitat për këtë kategori bëhen në këtë orar:
08:00 – 11:00;
13:00 – 16:00.
Për të Paraburgosurit dhe Minoritetet
Të martën
Vizitat për këtë kategori bëhen në këtë orar:
08:00 – 11:00
13:00 – 16:00
Vizita me Avokatë
Nga e Hëna në të Premte
Vizitat për këtë kategori bëhen në orarin:
09:00 – 16:00
Adresa:
Fshati Gërdoc 11050, KK Podujevë
Kontakti:
038 200 67500