Shoqata e Gruas së SHKK-së

Ballina » Shoqata e Gruas së SHKK-së

Misioni dhe qëllimet e Shoqatës së Gruas të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Misioni i Shoqatës së Gruas të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka të bëjë me fuqizimin e rolit dhe pozitës së gruas në këtë Shërbim, vetëdijesimin mbi çështjet që kanë të bëjnë me gratë, promovimin e mosdiskriminimit dhe të barazisë gjinore, zhvillimin profesional dhe promovimin ndërkombëtar të Shoqatës, si dhe të lobimit për avansimin e vetëdijes institucionale dhe publike lidhur me rolin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në vendimmarrje të grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Synimi i përgjithshëm i Shoqatës së Gruas të Shërbimit Korrektues të Kosovës është angazhimi, me qëllim të përfshierjes në procesin e përkrahjes së avansimit të barazisë gjinore, dhe të rritjes së kontributit të grave të këtij Shërbimi për të siguruar llogaridhënie, mbrojtje të të drejtave të njeriut, si dhe të çështjeve të sigurisë, në fushëveprimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Qëllimet e Shoqatës janë të fokusuara në arritjen e objektivave vijuese:

  1. Fuqizimi i rolit dhe pozitës së gruas në Shërbimin Korrektues  të Kosovës.
  2. Ngritja e vetëdijes dhe adresimi i çështjeve që kanë të bëjnë me gratë, në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
  3. Promovimi dhe ndihma në zbatimin e parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit të grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
  4. Avokimi për zhvillim të vazhdueshëm profesional të të gjitha grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
  5. Pjesëmarrja në rrjetet profesionale dhe sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
  6. Angazhimi me media dhe pjesëmarrja në diskutime publike, si dhe aktivitete tjera të përshtatshme, me qëllim të ngritjes së vetëdijes institucionale dhe publike lidhur me rolin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ardita Blakaj
Kryetare e Shoqatës së Gruas të SHKK-së

Email: Ardita.Blakaj@rks-gov.net