Aktivitet ndërgjegjësues për Kancerin e Gjirit në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, u organizua një aktivitet informues në kuadër të Muajit Rozë, i cili i kushtohet sensibilizimit dhe parandalimit të Kancerit të Gjirit.

Gjatë takimit, mjeku i institucionit, dr. Blerim Sadikaj, foli për kujdesin shëndetësor, kontrollet e rregullta dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje, duke theksuar rëndësinë e informimit dhe kujdesit në kohë.

Në aktivitet u trajtua edhe aspekti psikologjik, me fokus në menaxhimin e pasojave posttraumatike. Për këtë temë foli zyrtarja sociale, znj. Have Shabani, e cila theksoi nevojën për mbështetje emocionale dhe psikososiale në përballimin e situatave të vështira.

Në shenjë të përkrahjes së kësaj fushate, Drejtoresha e Qendrës së Paraburgimit në Pejë, znj. Ardita Blakaj, u dhuroi nga një fjongo rozë zyrtarëve të kësaj qendre, si simbol i ndërgjegjësimit dhe solidaritetit në luftën kundër Kancerit të Gjirit.

Aktiviteti synoi të përcjellë mesazhin për kujdes më të madh ndaj shëndetit dhe për një qasje më të informuar ndaj parandalimit dhe trajtimit të Kancerit të Gjirit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors