Të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e institucionit

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, përkushtimi ndaj një ambienti të pastër, të rregullt dhe të mirëmbajtur është bërë pjesë e aktiviteteve të përditshme, ku edhe të burgosurit japin kontributin e tyre të çmuar.

Përmes angazhimit në rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të brendshme dhe të jashtme, ata po kujdesen për oborrin e institucionit, mbjellin lule, mirëmbajnë sipërfaqet e gjelbra dhe po kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të këndshëm dhe më funksional për të gjithë.

Këto aktivitete janë pjesë e programeve që synojnë zhvillimin e përgjegjësisë, disiplinës, shprehive pozitive të punës dhe respektit për mjedisin, duke i përgatitur të burgosurit për një riintegrim sa më të suksesshëm në shoqëri.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors