Të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan kultivojnë perime për nevojat e institucioneve korrektuese

Në kuadër të Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan po vazhdon me sukses kultivimi i perimeve në sera, ku janë mbjellë domate, speca dhe tranguj.

Këto kultura bujqësore kultivohen me angazhimin e të miturve të kësaj qendre, të cilët përmes përfshirjes në aktivitete praktike zhvillojnë shprehi pune, përgjegjësi dhe aftësi që kontribuojnë në procesin e tyre të rehabilitimit dhe risocializimit.

Përveç furnizimit të kësaj qendre, prodhimet nga serat përdoren edhe për nevojat e institucioneve të tjera të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke ndihmuar në uljen e kostove dhe rritjen e vetëqëndrueshmërisë së sistemit korrektues.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors