Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe “Kolegjit Universum OP”, në Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, u certifikuan 11 të mitur dhe 10 femra të burgosura, të cilët kanë ndjekur kursin e gjuhës angleze për gjashtë javë me radhë.
Ceremonia e ndarjes së certifikatave u mbajt në prezencën e përfaqësuesve të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe përfaqësuesve të “Kolegjit Universum OP”. Kursi kishte për qëllim ngritjen e aftësive gjuhësore të pjesëmarrësve në gjuhën angleze, duke i pajisur ata me njohuri të reja dhe mundësi për të ardhmen.
Ky program përbën një hap të rëndësishëm drejt integrimit social dhe profesional të të burgosurve, duke u ofruar atyre mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë pas përfundimit të dënimit.


