15.11.2024
Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, hapën një trajnim për zyrtarët korrektues dhe zyrtarë të institucioneve të tjera të sigurisë, me fokus në menaxhimin e të burgosurve të cenueshëm.
Ky trajnim, po mbështetet nga Ambasada Franceze dhe ka për qëllim përmirësimin e aftësive profesionale për trajtimin e grupeve të veçanta të të burgosurve, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe trajtimit njerëzor në institucionet korrektuese.
Drejtori Dibrani theksoi rëndësinë e këtij trajnimi për përmirësimin e standardeve në përputhje me praktikat ndërkombëtare. Ai shtoi se, për të kontrolluar dhe menaxhuar përhapjen e ideve radikale, SHKK ka ndarë të burgosurit për terrorizëm nga të tjerët, duke i vendosur në institucione të veçanta si Burgu i Sigurisë së Lartë dhe Qendra Korrektuese e Dubravës. Po ashtu, janë krijuar njësi të specializuara si Njësia për Menaxhimin e të Burgosurve Ekstremistë (NJME), Njësia për Inteligjencë (NJIK) dhe Njësia për Vlerësim dhe Klasifikim të Burgosurve (NJVKB).
Ambasadori Guerot rikonfirmoi mbështetjen e Ambasadës së Francës për përmirësimin e sistemit korrektues të Kosovës, duke theksuar se këto trajnime kontribuojnë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe përgatitjen e stafit për sfida të reja.