SHKK: Punëtori në robotikë dhe programim për të miturit në QKML

Ballina » SHKK: Punëtori në robotikë ...

04.03.2026

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është mbajtur takim pune me menaxhmentin e institucionit dhe përfaqësues të BONEVET Prishtina. Në takim u prezantua dhe u diskutua bashkëpunimi, i cili do të realizohet në kuadër të donacionit të ofruar nga Japan Tobacco International.
Bashkëpunimi parasheh organizimin e gjashtë punëtorive për të miturit, me fokus në robotikë, teknologji dhe programim. Qëllimi është që përmes mësimit praktik, të rinjtë të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të reja, të cilat u shërbejnë në zhvillimin personal dhe profesional.
Këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të SHKK për të fuqizuar programet rehabilituese dhe për t’u ofruar të miturve mundësi reale për edukim dhe përgatitje për tregun e punës pas përfundimit të masës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës vlerëson këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të trajnimeve profesionale dhe falënderon BONEVET Prishtina për gatishmërinë që të përfshijë të miturit në aktivitete konkrete dhe të dobishme.