Trajnim për trajtimin e të burgosurve me çrregullime mendore në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Ballina » Trajnim për trajtimin e të ...

27.02.2026

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u mbajt ligjëratë trajnuese me temën “Çrregullimet mendore dhe trajtimi i të burgosurve me çrregullime mendore”, e udhëhequr nga instruktorja, Eralda Cubaj.
Trajnimi kishte për qëllim rritjen e njohurive dhe vetëdijesimit rreth shëndetit mendor. Gjatë sesionit u trajtuan llojet më të shpeshta të çrregullimeve mendore, shenjat dhe simptomat e tyre, si dhe mënyrat e identifikimit dhe mbështetjes së personave që përballen me këto çrregullime.
Diskutimet u karakterizuan me angazhim aktiv të pjesëmarrësve, duke kontribuar në forcimin e qasjes parandaluese dhe mbështetëse ndaj çrregullimeve mendore brenda institucionit.
Ky trajnim ka ndikuar në forcimin e qasjes profesionale dhe mbështetëse ndaj personave të dënuar, duke përmirësuar mjedisin institucional dhe duke mbështetur procesin e rehabilitimit në përputhje me standardet ligjore dhe profesionale të sistemit korrektues.