Përfundon programi rehabilitues “Menaxhim i Zemërimit” në Burgun e Sigurisë së Lartë

Ballina » Përfundon programi rehabili...

27.02.2026

Në Burgun e Sigurisë së Lartë ka përfunduar programi rehabilitues “Menaxhim i Zemërimit”, në kuadër të të cilit janë certifikuar nëntë të dënuar. Programi është realizuar nga trajnerët Muhamet Fazliu dhe Fadil Hyseni.
Ky program synon rritjen e vetëdijesimit të të dënuarve për menaxhimin e situatave të ndryshme dhe kontrollin e sjelljeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e aftësive personale dhe sociale.
Certifikatat u ndanë nga Drejtoresha për Trajtim, znj. Trendelina Qorraj, dhe Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, z. Rasim Selmani.