Fillon krasitja e mollëve në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Ballina » Fillon krasitja e mollëve n...

26.02.2026

Në kuadër të aktiviteteve bujqësore në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka filluar procesi i krasitjes së mollëve në plantacion. Ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.
Angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë.
Ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.
Plantacioni i mollëve, me sipërfaqe prej 2.5 hektarësh, ka një hapësirë të rëndësishme pune praktike, ku të burgosurit angazhohen rregullisht në procese të ndryshme bujqësore duke fituar edhe përvoja konkrete profesionale.